Zyrtare, BE heq Shqipërinë nga vendet “e sigurta” nga koronavirusi

BE 1100x620

Brukseli heq zyrtarisht Shqipërinë dhe gjashtë vende të tjera nga lista e vendeve të sigurta nga koronavirusi.

Rritja e dukshme e shifrave të pandemisë në vend ka bërë që Këshilli Europian, në përditësimin e tij që ndodh çdo dy javë, të rekomandojë shtetet e Bashkimit Europian që të ngrenë nivelin e sigurisë ndaj personave që vijnë nga Shqipëria por edhe nga Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia.

Rekomandimi, që është aktiv nga dita e sotme, nuk është natyrisht detyrues por merret gjithmonë parasysh nga vendet anëtare, dhe tashmë çdo shtet mund të vendosë masat e reja për hyrjen në territorin e tyre.

Përtej pasagjerëve në hyrje, Këshilli Europian nuk këshillon udhëtime në vendet e cilësuara si jo të sigurta, që nuk kanë arsye emergjence.  

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 24 kilometra në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti ndodhi saktësisht 2 vite pas atij të 21 shtatorit 2019