Aksident në Lezhë-Milot, aksidentohet motoristi

Aksident lezhe 1100x620

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot.  

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Markatomaj, ku një motoçikletë është përplasur me një autoveturë të drejtuar nga një shtetas banues në Gjermani, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar menjëherë autoambulanca dhe Policia për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.

Motoçiklisti, që sipas burimeve është i huaj,  nuk është në rrezik për jetën dhe po mjekohet në spitalin e Lezhës.

Deklarata e policisë

Rreth orës 17:15 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Markatomaj, automjeti tip” Pegeot” me drejtues shtetasin L.H., banues në Gjermani është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.