Balla: Sa të kem forcën për t’u marrë do jem socialist, më i motivuar se kurrë

9ec531ab d4c7 49fb bd2c 4233408423c8 1100x620

“E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë 27 vite më parë, sa të kem forcën për t’u marrë me politikë unë jam një socialist”. Janë këto fjalët e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, që ka mohuar pakënaqësi të tij personale në raport me rolin e tij brenda mazhorancës, ku nuk mban më rolin e sekretarit të përgjithshëm.

“Kam dëgjuar e lexuar shumë fjalë dhe interpretime për mua këto ditë dhe sonte vendosa të them disa fjalë, të cilat i thashë paradite edhe në mbledhjen e sotme të Grupit Socialist në Kuvend. Sa të kem forcën për tu marrë me politikë unë jam një socialist, i cili e ka të shenjtë frymën e ekipit, të respektit dhe të disiplinës në familjen më të madhe politike të shqiptarëve”, deklaroi Balla përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Kam dëgjuar e lexuar shumë fjalë dhe interpretime për mua këto ditë dhe sonte vendosa të them disa fjalë, të cilat i…

Posted by Taulant Balla on Friday, September 10, 2021

“E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë 27 vite më parë dhe hap pas hapi kam marrë nga kjo parti dhe votuesit e saj aq shumë mbështetje, duke kulmuar më 25 Prill në qarkun e Elbasanit, nder që dua vetëm t’ia kthej çdo ditë me gjithë forcat e mia”, shtoi Balla.

Sipas kreut të grupit socialist, “nuk i kam dashur dhe nuk i dua kurrë ata që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara. Përsëri prej sot në krye të Grupit Socialist në Kuvend, ku jam më i motivuar se kurrë dhe do të jem i pari që do bëj më shumë në këtë mandat të tretë me PS  si shumicë parlamentare, prandaj mos habitet asnjë nga kolegët e mijë të grupit që do të kërkoj më shumë nga të gjithë në përmbushje të besimit që shqiptarët na kanë dhënë”.