Berisha, për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD: Pazare të fëlliqura mes Bashës dhe Ramës

Ish-kryeministri, Sali Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se është përfshirë në “pazare të fëlliqura” me Edi Ramën.

“Partia Demokratike del nga kjo betejë më e fortë, më e sigurt se kurrë në fitore. Rroftë Partia Demokratike, rroftë Shqipëria”, u tha Berisha mbështetësve të tij.

“I vetmi që do të marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet PD me pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Lëvizja ime e radhës do të jetë një lëvizje statutore e tëra e bazuar në rivendosjen e legjitimitetin dhe sovranitetit të PD, të grabitur poshtërsisht në marrëveshjen Rama-Basha”.