Brexit dhe pandemia po krijojnë “stuhinë perfekte“ në Britaninë e Madhe, dyqanet po vuajnë për furnizime

“Koha kur mund të gjenim çdo produkt në raftet e supermarketeve dhe dyqaneve të ndryshme ka mbaruar, dhe me shumë gjasa nuk do të kthehet më”. Këto fjalë pothuajse apokaliptike, janë ato të Ian Wright, kreut të Food and Drink Federation, institucionin që përfaqëson industrinë ushqimore në Britaninë e Madhe.

Sipas tij, por edhe ekspertëve dhe sipërmarrësve të sektorit, jo vetëm në Britaninë e Madhe, pandemia i ka dhënë një goditje vendimtare sistemit të prodhimit dhe furnizimit ushqimor, që po jepte prej vitesh shenja krisjeje.  

Në rastin e Britanisë së Madhe, pandemisë iu shtua edhe Brexit, që largoi qindra mijëra punëtorë, veçanërisht nga Europa Lindore, që punonin në sektorin e transportit dhe shpërndarjes, dhe tani tregu kërkon të paktën gjysmë milion punëtorë me këtë profil, që nuk po gjen dot.   

Pasojat? Disa supermarkete janë plot, të tjerat janë pothuajse të braktisura, sepse preferohen rrjetet e mëdha duke penalizuar dyqanet e vogla. Por ndodh edhe që në të njëjtin dyqan, disa produkte të mungojnë totalisht ose zhduken në pak minuta sepse furnizimi ndodh rrallë,  sepse sistemi i shpërndarjes në krizë preferon të mbajë kontratat e majme me produktet e gjigantëve britanikë ose ndërkombëtare, sesa t’i kushtojë vëmendje sipërmarrjeve të mesme dhe të vogla, që prodhojnë ushqim bio ose specialitete të veçanta.

Ekspertët flasin për një “stuhi perfekte”, që mund të përfshijë së shpejti, edhe pse në forma më të lehta,  të gjithë vendet e Europës.  

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 24 kilometra në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti ndodhi saktësisht 2 vite pas atij të 21 shtatorit 2019