“Delta” mes të rinjve, 32% e të infektuarve janë 25-45 vjeçarë të pavaksinuar

Vala nga varianti “Delta”nuk ka arritur ende kulmin e saj. Të infektuarit vijojnë të shtohen gjithnjë e më tepër Covid-19 po prek moshat e reja.

32% të rasteve pozitive në këtë periudhë e zënë të rinjtë 25 deri 45 vjeç që janë edhe grupmosha më refuzuese ndaj vaksinës. Artan Simaku, epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik, tregon se përhapja më e madhe e koronavirusit po ndodh në zonat dhe bashkitë bregdetare.

Ndërkohë që në 30 bashki të vendit kurba e infektimit po njeh vetëm ngjitje. Referuar situatës epidemiologjike, Bashkimi Europian e hoqi Shqiperinë nga lista e vendeve të sigurta. Ekspertët thonë se vendi aktulisht është më mirë se rajoni, por e gjithë Europa do të jetë nën ndikimin e Deltës.

Epidemiologët parashikojnë rritje të infektimeve në javët në vijim. Megjithatë, sipas tyre, vala Delta është më pak agresive se ato që kaluam në dimër, dhe për këtë i referohen situatës në spitale dhe rasteve të rënda.