Durrës, mbytet turisti polak duke u larë në det

Ambulantet e Durresit plazh ne durres 1100x620

Pasditen e sotme, një turist polak është mbytur në plazhin e Durrësit.

Sipas policisë, rreth orës 16:40, në lagjen nr.13, është mbytur duke u larë në det shtetasi polak me iniciale J. B., 68 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.