Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Francezët bënë homazhe, përcillet për në banesën e fundit Jean-Paul Belmondo

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 14:39 | Bota
Francezët bënë homazhe, përcillet për në

Franca zhvilloi një ceremoni madhështore për t’i thënë lamtumirë, ikonës së kinematografisë, aktorit karizmatik, Jean Paul Belmondo. Homazhet nisën nga muzeu ushtarak në Paris, ku prehet dhe Napoleon Bonaparti. Legjenda e valës së re të kinematografisë franceze, i cili ndërroi jetën në moshën 88-vjeçare, do të jetojë përgjithmonë me anë të veprave të tij.

“Ne humbëm një aktor shumë të madh, një moment të gjatë magjepsës të kinemasë franceze dhe një pjesë të jetës sonë. Pavarësisht pikëllimit, ne duhet të buzëqeshim dhe të mos ndalojmë, sepse ne e dimë që ai do të vazhdojë të jetë pranë nesh”, tha Macron.

Ta pranishëm për homazhe ishin familjarët e Belmondo, ministrat e qeverisë franceze dhe figura të shumta publike. Mes tyre dhe ikona tjetër e kinematografisë dhe rivali i epokës së artë franceze, Alain Delon.

Funerali u kthye në një lloj mënyre edhe në një vepër arti, teksa u intonuan kolona zanore të filmave të aktorit Belmondo. Ceremonia ishte e hapur edhe qytetarët. Herë në diell e herë në shi, simpatizantë të shumtë të ikonës së kinemasë bënë homazhe, disa të veshur edhe si personazhet e luajtura nga Jean-Paul Belmondo. Pati dhe nga ata që shpërthyen në lot, ndërsa të tjerët i thanë lamtumirë me buqeta lulesh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë