Gabim trashanik i Alban Hoxhës, Teuta e nis me këmbë të mbarë mbrojtjen e titullit kampion

hoxha 600x338

Teuta ka mundur Partizanin 1-0, duke e nisur me këmbë të mbarë mbrojtjen e titullit kampion.

Në ndeshjen hapëse të Kategorisë Superiore, “Djemtë e detit” morën 3 pikët pas një gabimi të rëndë të portierit të të kuqve, Alban Hoxha, i cili në përpjekje për të pasuar një top, goditi këmbën e Gorgiev, me topin që përfundoi në rrjetë, në minutën e 18.

Në pjesën e dytë, Partizani humbi mundësinë më të mirë për të barazuar, por Stenio Junior goditi jashtë nga pika e bardhë e 11-metërshit, në minutën e 58. Ky rast penalltie bëri që VAR-i të ndërhynte për herë të parë në një ndeshje kampionati.