Hyrja për në Kuvend duket si një “pasarelë mode”

Ka nisur sot legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë, ku nuk kishte si të mos merrte vëmendje veshja e politikanëve.

Disa prej zonjave deputete u shfaqën me kostume, por ka disa prej tyre që guxuan me ngjyrat si Grida Duma dhe Mesila Doda apo dhe me kombinimet si Monika Kryemadhi. Ndërsa deputetët kanë zgjedhur si gjithnjë kostumet serioze në ngjyra të errëta.

Për herë të parë, sot Kuvendi nuk nisi me 140 deputetë, por me katër vakanca. Kjo për shkak se katër deputetë të zgjedhur, Lefter Koka, Najada Çomo e Gramoz Ruçi nga PS-ja, si edhe Mark Marku nga PD-ja kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet pa u betuar ende.