Kontakti i parë në 7 muaj, Biden dhe Xi Jinping flasin në telefon mes tensioneve

xijinping 1100x620

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, po përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Liderët folën në telefon së fundmi, teksa tensionet mes dy superfuqive globale mbesin në nivele mjaft të larta.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden bisedoi për marrëdhëniet konkurruese mes palëve dhe adresoi shqetësimet për sigurinë kibernetike. Media publike e Kinës, raportoi se Ksi diskutoi për politikat e Shteteve të Bashkuara duke theksuar se kanë shkaktuar vështirësi.

Lideri kinez sugjeroi që vendet të punojnë së bashku për të mirën e përbashkët. Ky ishte kontakti i parë mes Biden dhe Xi Jinping, në më shumë se 7 muaj.