Kushtet që duhet të plotësoni për t’u futur në Mal të Zi nga 14 shtatori

Kushtet qe duhet te plotesoni per tu futur ne Mal te Zi nga 14 shtatori 1100x620

Nga data 14 shtator, për t’u futur në Malin e Zi, do të jetë e detyrueshme paraqitja e një vërtetimi që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë.

Në mungesë të certifikatës së vaksinimit, për të hyrë në Malin e Zi do të duhet të paraqitet një test PCR negativ Covid-19 jo më i vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë, ose një test negativ antigjen, jo më i vjetër se 48 orë.

Për shtetasit e Malit të Zi dhe të huajt me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme, është i detyrueshëm karantimi, i cili mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.

Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Dy javët e fundit situata ka pësuar ndryshime të ndjeshme
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Totali i rasteve aktive mbi 12700, 458 për 100 mijë banorë
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Numri i humbjeve të jetës në raport me rastet është 1,6%
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: 741 819 persona të vaksinuar me dy doza, 33% e popullsisë
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Mbulimi vaksinal në rritje, nuk kemi humbje të vaksinave
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Vaksinimi duhet të arrijë mbi 95% në të gjitha grupmoshat
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 230 të shtruar në spitale, 30% e kapaciteteve ende të lira
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 0,001% e rasteve në spital janë të vaksinuar
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 0,0006% e viktimave nga Covid-19 janë të vaksinuar
  • LAJMI I FUNDIT | Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat anti-Covid
  • LAJMI I FUNDIT | Rakacolli: Arsimtarët e pavaksinuar, test PCR negativ çdo javë
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Incidenca te të vaksinuarit, 22 herë më e ulët se të pavaksinuarit