Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Lajm i mirë për Milanin, Giroud shërohet nga Covid-19

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 19:20 | Futboll
Lajm i mirë për Milanin, Giroud shërohet nga Covid-19

Olivier Giroud është shëruar nga Covid-19 dhe do të jetë i disponueshëm për Milanin në ndeshjen ndaj Lazios.

Sulmuesi francez ka rezultuar negativ në tamponin e fundit dhe do të bashkohet menjëherë me skuadrën, duke u futur në garë për një vend në formacion me Ibrahimovic dhe Rebic.

Giroud doli pozitiv me koronavirus 8 ditë më parë, por nuk mungoi në asnjë ndeshje të Milanit, pasi këto ditë kanë qenë të angazhuara kombëtaret.

A2 CNN Livestream

Dita jonë