Mahnit adoleshentja britanike, arrin finalen e US Open

120488611 raducanu 600x338

Adoleshentja britanike, Emma Raducanu, ka mahnitur sërish adhuruesit e tenisit duke arritur në finalen e US Open.

18-vjeçarja e konfirmoi edhe njëherë talentin dhe pasionin e saj me një fitore të jashtëzakonshme ndaj grekes, Maria Sakkari, në Nju-Jork.

Raducanu fitoi brenda dy setesh 6-1 6-4 në të cilën dominimi i saj ishte i pamohueshëm.

Tashmë, ajo është britanikja e parë që arrin finalen e një kompeticioni të rëndësishëm në 44 vjet.