Momentet e para të rënies së zjarrit në spitalin e Tetovës, godina në flakë në pak sekonda

Janë publikuar pamje dramatike të momenteve të para të rënies së zjarrit në spitalin e Tetovës.

Nga video e siguruar nga A2 CNN, disa persona duket teksa dalin nga dritaret e spitalit të tmerruar, ndërsa kanë mjaftuar vetëm pak sekonda dhe godina u përfshi e tëra nga flakët. Si pasojë e zjarrit më 8 shtator në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 persona, 2 prej të cilëve nuk janë identifikuar ende.

Ndërkohë, autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur këtë të premte se ekspertë nga Gjermania do të hetojnë për ta zbardhur shkaqet që çuan në këtë tragjedi të rëndë.

Komuna e Tetovës ka shpallur 3 ditë zie për tragjedinë e mbrëmjes së të mërkurës.