Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Momenti ekzakt kur shembet kulla, Shërbimi Sekret publikon foto të reja nga atentatet e 11 Shtatorit

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 15:48 | Bota

Të shtunën mbushen 20 vite nga atentatet terroriste të 11 Shtatorit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për të përkujtuar sulmin e tmerrshëm të Al Kaedës kundër Kullave Binjake (Nju-Jork) dhe Pentagonit (Uashington), që shkaktuan vdekjen e 2296 personave.

Me këtë rast, Shërbimi Sekret amerikan ka publikuar foto të reja nga momentet e para pas atentateve të vitit 2001.

Fotot tregojnë automjete krejtësisht të shkatërruara në një garazh të Shërbimeve Sekrete, ndërsa fotoja më e rëndë tregon momentin ekzakt kur njëra nga kullat shembet e tëra, disa minuta pas përplasjes së njërit prej avionëve Boeing 767.

A2 CNN Livestream

Dita jonë