Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Një jetë mes grabitqarëve

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 12:13 | Fotolajme

Për pjesën më të madhe të njerëzve, mundësia për të parë nga afër një kafshë të egër është në krye të listës së dëshirave. Por një fotograf i talentuar nga Afrika e Jugut ka arritur që këtë pasion ta kthejë në profesion, duke fotografuar disa nga personazhet kryesorë të botës së kafshëve të egra.

Chris Fallows njihet në të gjithë botën për pozat perfekte të peshkaqenëve të Afrikës së Jugut, të cilët i ka përjetësuar teksa fluturojnë në ajër, por edhe për pamjet magjepsëse që ka sjellë nga xhunglat afrikane, me portrete të jashtëzakonshme të elefantëve apo luanëve.

Punët e tij janë botuar në më shumë se 60 dokumentarë ndërkombëtarë dhe 500 publikime. “Jam njohur me botën e kafshëve të egra që kur isha një djalë i vogël dhe ato u bënë pasioni im”, tregon Fallows për CNN. “Karriera e një fotografi të kafshëve të egra është e ndritur, por pas shkëlqimit fshihet një punë e lodhshme. Sa më shumë t’i studiosh, aq më shumë ndihesh i lidhur me to”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë