Parashikimi i motit: 10 shtator 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Kthjellime të shumta dhe vranësira kalimtare sjell paraditja në të gjithë vendin.

Ndërsa nga mesdita dhe në vijim, pritet shtim i vranësirave në vend dhe momente të shkurtra me pika shiu në jug e zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit do të rriten mesatarisht 2°C në mëngjes e mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 11 në 30°C.

Era do të  fryjë e lehtë me drejtim perëndimor në pjesën më të madhe të ditës, përjashtuar një forcim të lehtë dhe afatshkurtër të erës gjatë mesditës, megjithatë në brigjet detare do të vijojë dallgëzimi 1-2 ballë.

  • LAJMI I FUNDIT | Apeli lë në fuqi dënimin me 2 vite burg për Adriatik Llallën
  • LAJMI I FUNDIT | Ish-kryeprokurori është shpallur fajtor për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë