Për herë të parë me sistemin VAR, kampionati shqiptar pret drejtësi

Publikuar më: 10/9/2021, ora 17:04
VAR shqiperi 1 1024x576

Për herë të parë me sistemin VAR, kampionati shqiptar pret drejtësi

Publikuar më: 10/9/2021, ora 17:04

Episode të dyshimta, vendime subjektive apo gjykime të njëanshme. Futbolli shqiptar ka qenë gjithmonë në qendër të opinionit publik sa i përket drejtësisë, kur vjen puna te fusha e lojës.

Nëse nga e kaluara ka kujtime të hidhura dhe rezultate të cilat janë edhe sot totalisht të diskutueshme, futbolli shqiptar këtë herë duket se do të ketë mbi kokë një gjykatës korrekt dhe transparent, të paktën në letër.

Është fjala për sistemin VAR, moviolën e njohur tashmë prej disa vitesh në kampionatet evropiane, që do të aplikohet prej këtij sezoni edhe në Superiore. Presidenti Duka gjithsesi kërkon mirëkuptim për arbitrat shqiptarë deri në përvetësimin maksimal të kësaj risie në futbollin vendas.

Kapcitetet për stafin që do të qëndrojë pas VAR-it, mënyrën dhe vendet ku do të përdoret i shpjegoi ish-gjyqtari shqiptar, njëkohësisht dizenjatori i arbitrave në Federatën e Futbollit, Sokol Jareci.

VAR merr jetë në futbollin shqiptar prej javës së parë të Superiores dhe do të përdoret çdo ndeshje.