PS cakton kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare

10 SHTATOR PARLAMENTI NR 1 frame 6770 1100x620

Me fillimin e legjislaturës së 10 të Kuvendit, Partia Socialiste ka ndarë dhe kryetarët e disa prej komisioneve më të rëndësishme parlamentare.

Kështu, Klotilda Ferhati do të jetë në krye të Komisionit të Ligjeve, ndërsa Eduard Shalsi do të drejtojë Komisionin e Ekonomisë.

Komisioni i Jashtmi, Mimi Kodhelin, drejtues i Komisionit të Sigurisë është caktuara Nasip Naço.

Gjithashtu, janë caktuar dhe nënkryetarët e komisioneve, ku Klotilda Spahiu do të jetë nënkryetare te Shëndetësia, Petro Koçi në komisionin e Medias dhe Etilda Gjonaj në Komisionin e Integrimit.

Ermonela Felaj do të marrë një tjetër post të rëndësishëm, atë të nënkryetares së kuvendit.