Qëlluan me armë 6 persona, makina e autorëve përplaset nga treni

6 persona, një prej të cilëve i mitur, mbetën të plagosur me armë zjarri në St.Luis, para se makina e autorëve të përplasej nga një tren.

Të 6 të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital dhe ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas policisë së St. Louis, një kërkim ka nisur për 3 autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilët u larguan më këmbë pasi makina e tyre u përplas nga një tren.

Në incident mbetën të lënduar lehtë dhe 10 pasagjerë të trenit.