Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama shpjegon veprimin për mbledhjen e fletëve të grisura në Kuvend: Mjedisi nuk është as i majtë, as i djathtë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 20:30 | Politikë
Rama shpjegon veprimin për mbledhjen e fletëve të grisura në

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar veprimin e tij për të mbledhur fletët e grisura të votimit për kryetaren e Kuvendit nga Partia Demokratike, në shenjë proteste në Parlament. Përmes një statusi në Facebook Rama apelon për respekt ndaj mjedisit, por thekson se hedhja përtokë e mbeturinave nuk është mesazh politik, gjest civil apo shprehje njerzillëku.

“Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë dhe respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten, për njëri-tjetrin, për fëmijët tanë. Hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku”, shkruan Rama krah videos së shpërndarë në Facebook.

A2 CNN Livestream

Dita jonë