Rritet sërish numri i viktimave në Kosovë, sot u regjistruan 30 humbje jete nga Covid-19

kosove covid 1100x620

Është rritur sërish sot numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë raportuar 30 viktima dhe 685 raste të reja në 9.415 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1.384 qytetarë, duke e çuar në133.314 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Në total numri i rasteve aktive është 19.923.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës. Deri më sot janë vaksinuar me të dy dozat 347.344 qytetarë të Kosovës.