Rusia alarmon NATO-n, 200 mijë ushtarë, qindra tanke, avionë e anije, në stërvitjen e përbashkët me Bjellorusinë

Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur të enjten një stërvitje të madhe ushtarake, e cila është parashikuar të zgjasë rreth një javë.

Në këtë stërvitje masive do të marrin pjesë rreth 200 mijë trupa ushtarake, të paktën 80 avionë, më shumë se 300 tanke dhe 15 anije.

Daily Mail shkruan se, stërvitja që do të zhvillohet në territorin e dy shteteve dhe në Detin Baltik, ka alarmuar NATO-n. Kjo stërvitje organizohet edhe në një kohë kur tensionet mes Perëndimit dhe Bjellorusisë janë rritur ndjeshëm.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Bjellorusisë, gjeneralmajor Viktor Gulevich, u shpreh se stërvitja do të jetë një “sinjal” për Perëndimin për pozicionin e fortë që mban ndaj dy shteteve.

Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë të ditur se në këtë stërvitje do të marrin pjesë edhe ushtarë nga Armenia, India, Kazakistani, Kirgistani, si dhe Mongolia.