Shpallen kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Dëbimi i çiftit egjiptian nga Shqipëria Gjykata e Lartë e dërgon çështjen në Administrative 1100x620

Gjykata e Lartë ka shpallur zyrtarisht listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kandidatët janë:

Nga Gjykata e Lartë:

-Asim Vokshi

-Klodian Kurushi

Nga Gjykatat e Apeleve:

-Vojsava Osmanaj – Gjykata e Apelit Shkodër

-Ridvan Hado – Gjykata e Apelit Tiranë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

-Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

-Irena Plaku – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Prej këtyre, 6 anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.