Shpopullimi i Dropullit, pesë herë më pak banorë se në vitet ’90

Shpopullimi i zonave rurale e kryesisht fshatrave vijon të ngelet problem në Gjirokastër. Në fshatin Grapsh, të bashkisë Dropull sot numërohen rreth 120 banorë, pesë herë më pak nga numri i banorëve që ka pasur në fillim të viteve ’90.

Shkolla të mbyllura, kënde lodrash për fëmijë, të boshatisura dhe në ato pak kafe të mbetura shikohen vetëm të moshuar.

Banorët e mbetur tregojnë edhe arsyet e kësaj situte, të cilat kanë lidhje kryesisht me mungesën e punës dhe insfrastrukturës.

E njëjta situatë është edhe në fshatrat e tjerë të bashkisë së Dropullit. Ne fshatin më të madh të zonës atë të Dervicianit, aktualisht frekuentojnë shkollën vetëm 52 fëmijë në ciklin 9-vjeçar dhe atë të mesëm. Shifra këto që nga viti në vit po vijnë gjithnjë në ulje duke rrezikuar në këtë mënyrë braktisjen totale të zonës.