Shtrenjtohet buka në Vlorë, tanimë 1 kg blihet 20 lekë më shumë

Rritja e çmimit të bukës është bërë realitet edhe në qytetin e Vlorës. Prej mëngjesit të kësaj të premteje një kilogramë bukë kushton 20 lekë të reja më shumë duke e çuar çmimin nga 100 lekë në 120 lekë.

Edhe për prodhuesit e bukës në Vlorë rritja e çmimit justifikohet, sipas tyre, me rritjen e çmimit të miellit.

Por ata që preken drejtpërdrejtë nga kjo rritje janë popullata dhe në mënyrë të veçantë personat me të ardhura të pakta apo pensionistët.

Ata shprehen se buka është e përditshme edhe për këtë arsye kjo rritje ndikon negativisht në të ardhurat e tyre të pakta.

Edhe pse Autoriteti i Konkurrencës ka deklaruar se rritja e çmimit të bukës është abuziv, tanimë çmimet e rritura janë fakt në disa qytete të vendit.