Tirana përballë Skënderbeut, Shehi kërkon nisje të mbarë

tirana stervitje 1100x620

Përmes afrimeve cilësore, por edhe rikthimeve në kampin bardheblu, Tirana është gati për startin e sezonit me objektiv vendet e para të klasifikimit.

Rrugëtimi i kryeqytetasve nis nga Korça, ndërsa është Skënderbeu pengesa e parë për trajnerin Orges Shehi. Numri një i stolit bardheblu, i cili do të ketë përballë skuadrën ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës si futbollist, kërkon nga skuadra impenjim maksimal pavarësisht emrit të kundërshtarit.

Tirana do të ketë në dispozion për këtë përballje edhe portierin e Kosovës, Visar Bekaj, i cili ka hedhur pas infektimin me Covid-19.

“Të gjitha skuadrat janë të forta, duhet të bëjmë maksimumin. Janë bashkuar skuadra si Dinamo që dihet historia e tyre, por edhe këtë vit është e fortë, edhe Egnatia gjithashtu. Do të jetë një kampionat me shumë rivalitet. Ne jemi tek klubi më i titulluar në vend, objektivi është i qartë minimumi është Europa. Është riformatuar skuadra, kanë ikur shumë lojtarë cilësor që do të bënin mirë me çdo skuadër, por kemi marrë lojtarë që kanë shumë cilësi dhe koha do ta vërtetojë nëse do të jenë njësoj si ata që u larguan”, tha Shehi.