Vietnami hap një ishull vetëm për turistët e vaksinuar

Përditësuar më: 10/9/2021, ora 13:37

Vietnami hap një ishull vetëm për turistët e vaksinuar

Përditësuar më: 10/9/2021, ora 13:37

Pandemia e koronavirusit ka detyruar vende të ndryshme të gjejnë zgjidhje emergjente për të shpëtuar disa nga degët e tyre kryesore të ekonomisë.

Kështu, autoritetet në Vietnam kanë vendosur që të rihapin muajin e ardhshëm ishullin e Phu Quoc për turistët, por vetëm me një kusht që ata të jenë të vaksinuar.

Pjesa tjetër e Vietnamit do të vijojë të jetë e bllokuar për shkak të masave shtrënguese të qeverisë kundër koronavirusit.

Ishulli që ndodhet 10 km larg Kamboxhias, do të qëndrojë i hapur për një periudhë prove gjashtëmujore dhe do të mirëpresë turistët e huaj për sa kohë që ata të jenë plotësisht të vaksinuar.