Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vorbulla godet ishullin siçilian, 2 viktima dhe 9 të plagosur

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 20:45 | Bota

Një vorbull e dhunshme ajri që goditi ishullin Pantelleria në Itali ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 9 të tjerëve. Sipas raporteve të shpëtimtarëve, cituar nga mediat italiane, vorbulla, goditi dhjetëra makina. Furtuna goditi papritur rreth orës 6 pasdite në zonën midis Campobello dhe Cala Cinque Denti.

Kryetari i ishullit, Vincenzo Campo, i cili po ndjek dhe koordinon operacionet e shpëtimit, shpjegon se vorbulla "përfshiu shtëpi dhe disa makina. Kërkimet janë në vazhdim. Ne jemi ende duke vlerësuar atë që ndodhi”.

Mediat italiane raportojnë se për momentin janë gati për të ndërhyrë nga Lampeduza grupet e gatshme të 118 me helikopterë, por operacioni pritet të fillojë vetëm pas përmirësimit të kushteve klimatike.

Një valë e motit të keq goditi Siçilinë dhe për të shtunën Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një paralajmërim alarmi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani