20 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, Rama: Do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje

27 GUSHT RAMA ORA 19 30 frame 0 1100x620

“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj”. Kështu e nis mesazhin e tij përkujtimor për sulmet e 11 shtatorit të 20 viteve më parë, kryeministri Edi Rama në Facebook.

Sipas tij 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.

“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë”, shkruan Rama.