Feministet kërcënojnë me bojkot të debutimit të Cristianos

cristiano 3 600x338

Debutimi këtë pasdite i Cristiano Ronaldos me Manchester United mund të bojkotohet. Disa grupe feministe kanë ndërmend që të protestojnë për shkak të denoncimeve për përdhunim që yllit portugez iu bënë nga Kathryn Mayorga, në qershor 2009.

“Daily Mail” publikon se organet e rendit të Mançesterit janë në gadishmëri për çdo incident të mundshëm, para dhe pas ndeshjes Manchester-Newcastle që nis në orën 16:00.

Cristiano i pati quajtur “lajme të rreme” deklaratat e vajzës. Hetimi përfundoi në vitin 2019 dhe policia bëri me dije se nuk do të ngrinte akuza ndaj futbollistit.