Kim përkujton sulmet e 11 shtatorit: Nuk do t’i harrojmë ata që humbën jetët. Do t’i kujtojmë aleatët si Shqipëria

Yuri Kim 23 qershor 10 1100x620

Në 20 vjetorin e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim nuk harron të shprehë mirënjohjen për Shqipërinë, si një vend i NATO-s që ka qëndruar krah SHBA-së. Në një postim në rrjetet sociale ajo shprehet:

“Ne nuk do t’i harrojmë ata që humbën jetët në 11 shtator 2001 dhe ata patriotë që dhanë jetët në mbrojtje të vendit tonë që prej asaj dite. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë aleatët dhe miqtë,  si Shqipëria, që kanë qëndruar krah nesh gjithë kohën”, shkruan Kim.

Shtetet e Bashkuar përkujtojnë sot njëzet vjetorin e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara në 11 shtator 2001. Duke kujtuar viktimat e sulmeve, presidenti Biden u shpreh një ditë më parë se uniteti është forca e amerikanëve.

Ai do të marrë pjesë në përkujtimet në Ground Zero, së bashku me Obamën, ndërsa Bush do të shkojë në Pensilvani.

Ndërkaq qytetet janë blinduar për shkak të alarmit të terrorizmit, me kërcënimin e brendshëm që tani shqetëson më shumë sesa atë islamik.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 24 kilometra në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti ndodhi saktësisht 2 vite pas atij të 21 shtatorit 2019