Kryetarja e re e Kuvendit, Dule: Vota ime ishte kundër kandidaturës së Zonjës Nikolli

sinkron Vangjel Dule Klementina cenkollari frame 4278 1100x620

Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ-së, me anë të një deklarate për shtyp, deklaroi se ditën e djeshme në Parlament, votoi kundër kandidaturës së Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.

“Megjithë deklaratën time të qartë dje pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, në prani të shumë mediave, ende vazhdon të përhapet një tymnajë mediatike e pakuptimtë. Ashtu siç pata kurajon publikisht të diferencohem, për arsye konceptimi të ndryshëm, nga shumica e kolegëve opozitarë në mënyrën e votimit, për më tepër nuk më mungon ajo ta pohoj po publikisht, në respekt të së drejtës së qytetarëve për të ditur të vërtetën që tentohet të shtrembërohet qëllimisht, pavarësisht se nuk është etike në rastin e votës së fshehtë, se vota ime ishte kundër kandidaturës së Zonjës Nikolli”, lexohet në deklaratën për shtyp të Vangjel Dules.