Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Lumë” golash nga Tirana dhe Vllaznia

Nga A2 CNN
11 Shtator 2021, 15:48 | Futboll

Tirana e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin, duke fituar me goleadë ndaj Skënderbeut.

Michael Ngo’o shkëlqeu në rikthimin e tij te bardheblutë, me një dygolësh në triumfin 4-2 ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stërmasi”.

Ndërkohë, golat e tjerë për bardheblutë u shënuan nga Behiratche dhe Limaj. Për korçarët, nuk mjaftuan golat e Jean Victor dhe Mensah.

Plot 8 gola u shënuan në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot në kampionatin shqiptar, atë mes Laçit dhe Vllaznisë, me shkodranët që fituan 5-3.

Pas pjesës së parë të përfunduar 3-3, Vllaznia zgjidhi gjithçka në të dytën me dy gola në fillim dhe fund të pjesës së dytë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë