Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Në fillim menduam se ishte aksident”, ambasadori Nesho kujton atentatet e 11 Shtatorit

Nga A2 CNN
11 Shtator 2021, 17:39 | Bota
“Në fillim menduam se ishte aksident”, ambasadori Nesho kujton

Ambasadori Agim Nesho, i cili gjatë sulmeve të 11 Shtatorit ka qenë duke i shërbyer Shqipërisë në Nju Jork, si përfaqësues në Kombet e Bashkuara, kujtoi për A2 CNN se si e përjetoi atë ditë tragjike.

“Po pija kafen e mëngjesit para se të niste takimi me kolegët, kur në televizor u lajmërua se pati një goditje në një prej Kullave Binjake. Nga videot e para dukej si aksident dhe të gjithë po thonim që si ka mundësi që një shtet kaq i madh nuk bën dot rregullimin e trafikut ajror. Kjo gjë po komentohej edhe nga moderatorët. Por, më pas, kur goditi avioni i dytë, kuptuam se ishte sulm terrorist. Nuk mund të bëhej fjalë për tjetër aksident”, kujton Nesho.

Sipas Neshos, trauma më e madhe e njujorkezëve ishte se do të kishte sulme të tjera nga qielli: “Popullata krijoi një instikt vetëmbrojtjeje nga qielli”.

Në lidhje me luftën në Afganistan, Nesho tha: “Çështja e luftës pati diskutim të gjerë në Amerikë. Po diskutohej pse forcat e errëta zgjodhën popullsinë e pafajshme civile dhe nuk luftuan kundër ushtrisë amerikane. Goditja e kullave binjake tregoi se edhe Amerika nuk ishte e paprekshme, ky ishte mesazh ndaj gjithë botës së qytetëruar, prandaj mesazhi i Bushit ishte mesazh force, që reagimi amerikan do të ishte i menjëhershëm”.

11 Shtatori, sipas Neshos, ndryshoi shumë prioritete: “Iku vëmendja ndaj shumë aspekteve si forcimi i demokracisë, të drejtat e njeriut apo drejtësia në botë. Politika e jashtme u kthye në luftën kundër terrorizmit. Kjo çoi në politikën e parandalimit”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani