Parashikimi i motit: 11 shtator 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Veriu mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare këtë të shtunë, por vranësira të shpeshta do ketë në qendër dhe jug ku priten shira të dobët dhe të izoluar. Pjesa e dytë e ditës shton vranësirat në territor duke sjellë shira të dobët në skajun jugor të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat ditore të cilat në rang vendi luhaten nga 13 në 30-31°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare gjatë mesditës dhe mbrëmjes nga drejtimi perëndimor ndërsa dallgëzimi në brigjet detare do të mbetet rreth 2 ballë.