Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shpërndanin kokainë dhe heroinë në doza të vogla, 2 të arrestuar

Nga A2 CNN
11 Shtator 2021, 09:46 | Kronikë
Shpërndanin kokainë dhe heroinë në doza të vogla, 2

Dy persona që shpërndarin droga të forta në doza të vogla janë vënë në pranga nga  Policia e Durrësit. Shtetasit Enis Pirro dhe Pedi Canosinaj, u arrestuan në flagrancë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë, gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Ata u kapën në lagjen 6 të këtij qyteti. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti, 1 aparat celular dhe një grirëse hashashi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani