23 viktima dhe 424 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

koronavirusi ne kosove 1 1100x620

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 12 shtator se janë regjistruar 23 raste të vdekjes dhe 424 raste të reja me koronavirus.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit  1,324 pacientë janë shëruar ndrsa numri i rasteve aktive me koronavirus është 17,625.

Sa i përket fushatës së vaksinimit, Ministria njoftoi se gjatë 24 orëve janë administruar 18,214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë 357,197 persona kanë marrë dy dozat e vaksinës, ndërkaq 676,755 persona janë imunizuar me një dozë.