Aksident me një të plagosur rëndë në Korçë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Korçë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Dvoran, ku një person ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë mësohet se ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti janë ende të paqarta.