Benzema spektakolar, 3 gola në përmbysjen ndaj Celta Vigo-s

benzema 600x338

Karim Benzema është lideri i padiskutueshëm i Real Madrid. Francezi e ka treguar këtë edhe në përmbysjen që madrilenët i kanë bërë Celta Vigos në ndeshjen e mbyllur me rezultatin 5-2.

Sulmuesi francez arriti të shënojë 3 herë në këtë sfidë. Dy gola e tjerë u shënuan nga Vinicius Junior dhe Kamavinga.

Kjo ishte fitorja e 3 në katër javët e para për Realin e Ancelotti-t, i cili është në krye të renditjes me 10 pikë. Ndërkohë, Benzema ka arritur të realizojë 5 gola duke qenë në krye të renditjes së golashënuesve.