Bllokohen ilaçe kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë

Bllokohet një sasi e konsiderueshme ilaçesh kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrolleve përkatëse në doganë, në dy automjete, janë konstatuar sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë. 

Menjëherë strukturat doganore kanë bërë bllokimin e këtyre sasive, si dhe i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme në strukturat përgjegjëse.