Dinamo rikthehet fuqishëm në Superiore, Kukësi triumfon në Rrogozhinë

dinamo ne superiore 1100x620

Dinamo është rikthyer me një fitore të pastër 2-0 në Kategorinë Superiore, teksa ka triumfuar në transfertë ndaj Kastriotit.

Chinedu ishte autori i të dy golave të realizuar nga skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi që në pjesën e parë. Në të dytën, skuadra dinamovite arriti të administrojë në mënyrë të shkëlqyer avantazhin e dy golave.

Ndërkohë, Kukësi i prishi festës e rikthimit në Superiore Egnatias, të cilën e mundi 1-3 në Rrogozhinë.

Daci dhe Peposhi realizuan në pjesën e parë për Kukësin, ndërsa në pjesën e dytë e vulosi rezultatin Milunovic.