“Edhe njëherë që fitoj më bën moral?”, përplasje mes Allegrit dhe Spalletit

Untitled collage 2021 09 12T075516.680 1100x620

Debate të ashpra pas ndeshjes Napoli-Juventus mes Luciano Spallettit dhe Massimiliano Allegri në sallën e konferencave për shtyp të stadiumit ‘Maradona’ .

Sipas dëshmitarëve, kur dy trajnerët u shkëmbyen, trajneri i Juventus akuzoi kolegun e tij se ishte ‘ngatërruar’ me gjyqtarin.

“Këto gjëra nuk mund të durohen, më thuaj kur e kam bërë sepse me të vërtetë nuk mund të durohet”, mësohet të jetë përgjigjur trajneri i Napolit.

Përgjigja e Spallettit erdhi drejtpërdrejt në konferencë: “Nuk e prisja këtë përballje. Shkova ta përshëndesja, por ai ishte zhdukur dhe doja ta bëja tani. Nuk kishim fërkime. Unë gjithmonë kam humbur, dreqi ta hajë. Edhe një herë që fitoj vjen e më bën moral?”.

Napoli e fitoi ndeshjen ndaj Juventusit me përmbysje me rezultatin 2-1.