Festa izraelite në Tiranë, 10 ditë aktivitete që bëjnë bashkë dy kulturat

Ndonëse festa izraelite në Tiranë çelet nga artisti shqiptar Arben Golemi në muzeun Historik Kombëtar, për gati 10 ditë në kryeqytet do të presim artistë izraelitë të njohur dhe të duartrokitur nëpër botë.

Një nga orkestrat më autentike për muzikën izraelite tanimë kanë mbërritur në Tiranë. Mbrëmja e së dielës i dedikohet atyre.

“Ne po kontribuojmë në miqësinë mes dy vendeve tona, ndaj edhe thirrja ime është e thjeshtë, ju ftoj që të shijoni koncertin në sheshin “Nënë Tereza” e të kërceni bashkë me ne. Nuk dua të harroj këtu të shpreh se sa falenderues ndihem për historitë mes dy vendeve tona. Unë e di që shqiptarët janë ata që mbrojtën hebrenjtë në një kohë të vështirë dhe përmes këtyre ndjej se duhet t’i jem falenderues këtij populli, ndaj ju ftoj në festë të argëtohemi të gjithë së bashku”, u shpreh Gershon Leizerson, producent muzikor.

Festa nisi me ekspozitën “Streha” nga piktori Arben Golemi, që sjell punimet e artistik deri më 21 shtator kur edhe përfundon festa izraelite.