Kim Kardashian mbulohet, shokohen fansat

Kim Kardashian ka shokuar të gjithë fansat e saj me veshjen e fundit, ku shfaqet e mbuluar kokë e këmbë me lëkurë të zezë.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka postuar në rrjetet sociale disa foto ndërsa zbret nga makina me një kostum të zi lëkure të markës Balenciaga dhe një maske, e cila kishte vetëm një hapje në pjesën e pasme për bishtin e gjatë.

40-vjeçe ka mbërritur në Nju Jork për të marrë pjesë në javën e modës.