Në përvjetorin e 11 shtatorit, sulmohet me dron baza amerikane në Irak

Mediat irakiane raportojnë se një bazë ushtarake amerikane e vendosur shumë pranë aeroportit të Erbilit në Irak u sulmua nga një dron ditën e shtunë.

Sulmi ndaj amerikanëve në rajonin kurd përkoi me 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Sipas raportimeve, ky është sulmi i dytë ndaj kësaj baze brenda një muaji.

Shërbimi i brendshëm i sigurisë në rajonin autonom më herë raportoi se 3 raketa ranë shumë pranë aeroportit.

Nuk raportohen të lënduar nga ky sulm, ndërkohë që dëshmitarët bëjnë me dije se shpërthimet gjatë së shtunës ishin shumë të fuqishme.