Një truprojë si Ben Affleck! Mbron të dashurën nga fansi i ngjitur

Përditësuar më: 12/9/2021, ora 11:24

Një truprojë si Ben Affleck! Mbron të dashurën nga fansi i ngjitur

Përditësuar më: 12/9/2021, ora 11:24

Ben Affleck duket se ka rënë kokë e këmbë në dashuri me Jennifer Lopez dhe këtë e tregoi edhe kësaj herë kur një fans iu afrua shumë për të bërë një foto.

Çifit ishin duke ecur përgjatë aeroportit “Marco Polo” në Venecia të Italisë, kur një fans u sul rrëmbimthi drejt tyre për të bërë një foto, duke iu afruar shumë J.Lo.

Reagimi i Affleck ishte i menjëhershëm. Ai i doli përpara fansit të bezdisshëm duke e shtyrë atë lehtë, si një truprojë e vërtetë.

Menjëherë, reagoi ekipi i sigurisë, i cili shmangu një incident të mundshëm.