Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Papa Françesku takohet me kryeministrin hurganez, Viktor Orban

Nga A2 CNN
12 Shtator 2021, 14:22 | Ballkani
Papa Françesku takohet me kryeministrin hurganez, Viktor Orban

Papa Françesku është takuar në Budapest me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, gjatë një vizite të shkurtër në këtë shtet.

Orban u takua me Papa Françeskun në Muzeun e Arteve dhe më pas ata patën një takim prapa dyerve të mbyllura, ku mori pjesë edhe presidenti i Hungarisë dhe zyrtarët e Vatikanit.

“I kam kërkuar Papa Françeskut që të mos lejojë që të vdesë Hungaria e krishterë”, shkroi Orban në Facebook.

Ati i Shenjtë pritet të qëndrojë vetëm shtatë orë në Budapest për të marrë pjesë në një mbledhje ndërkombëtare të katolikëve, përpara se të udhëtojë drejt Sllovakisë.

Kjo është vizita e parë e një pape bërë Hungarisë që prej kohër kur Papa Gjon Pali II vizitoi këtë shtet më 1996.

Orban shpesh e ka përshkruar qeverinë e tij si mbrojtëse të civilizimit të krishterë në Evropë dhe ka shprehur qëndrimin e tij kundër migrimit nga vendet me shumicë myslimane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë