Perla e El Shaarawy-t ngjit në krye të Serie A Romën e Mourinho-s

el 1100x620

Tre ndeshje tre fitore, kjo është nisja që i ka bërë Mourinho rikthimit të tij në Serie A, këtë herë nën drejtimin e Romës.

Kryeqytetasit morën 3 pikët në një ndeshje dramatike ndaj Sassuolo-s të cilën e vendosi një gol në shtesë nga El Shaarawy.

Roma kaloi e para në avantazh me anë të Cristante, ndërsa Sassuolo reagoi duke barazuar me Djuricic. Më tej, dy skuadrat e kërkuan fitoren dhe rastet ishin të shumta në të dyja portat, por ndeshje u vendos me një gol fantastik në fundin e ndeshjes nga  El Shaarawy.

Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 9 pikëve, në krye të renditjes së Serie A.